Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ishte i pranishëm këtë të martë në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë për sigurinë në shkolla.
Balla, u ndal në fjalën e tij dhe në lidhje me rastet e dhunës me bazë gjinore përfshirë edhe ngjarjen e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkeshorti i saj.
“Këtu nga Gjirokastra dua që të jem shumë i qartë, të nxis, të mbështes çdo vajzë apo grua që bie pre e dhunës, të mos hezitoj aspak të paraqitet menjëherë në komisariatin e policisë apo në drejtorinë e policisë dhe ne jemi aty për të ofruar të gjithë mbështetjen. të gjithë mbrojtjen , për ta mbrojtur edhe nga stigma publike në mënyrë që edhe përmes bashkëpunimit me aktorë të tjerë publikë apo edhe me shoqerine civile për t’i ofruar mbështetje, duhet ta thyejmë dhe duhet të krijojmë një shkëputje nga një traditë e gabuar shumëvjeçare dhe për të nxitur gjithëkënd dhe për të denoncuar çdo lloj dhune dhe pastaj nuk mund ti shpëtoj edhe komentit të ngjarjes së ndodhur në Kosovë sepse është një ngjarje tepër e rëndë ku jo vetëm drejtësia por dhe shoqëria duhe të reagojë më fort për ti dhënë fund çdo lloj forme femicidi sepse në fund të fundit është një alarm, i cili duhet të na zgjojë të gjithëve”, tha Balla.
Garantojmë sigurinë në shkolla ishte mesazhi i vizitës së ministrit Balla dhe Drejtorit të Përgjithëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku edhe ne bashkëbisedimet e zhvilluara në institucionet arsimore në Tepelenë dhe Përmet./euronews
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...