Vrasja e dyfishtë mbrëmë në spitalin e QKUK-së në Prishtinë ka tronditur Kosovën.
Për të raportuar për së afërmi me secilin veprim institucional sot është mbajtur mbledhja e grupit të ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.
Pas kësaj mbledhje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para medieve tha se kompetencat janë të ndarë, por se nëse del se dikush nga institucionet ka dështuar në këtë rast, do të ketë dorëheqje dhe shkarkime.
Ajo tha se institucioni i Prokurorisë së Shtetit nuk po merr masa ndaj prokurorëve që kanë neglizhuar as rastet tjera, pasi sipas saj, edhe në raste të tjera kur prokuroria ka dështuar, nuk ka pasur asnjë dorëheqje dhe asnjë shkarkim.
“Kompetencat janë të ndara, por ju garantoj që nëse shohim se ka dështu dikush, do të ketë dorëheqje, do ketë shkarkim. Por, keni parasysh se dorëheqjet dhe shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur ka dështuar prokuroria, asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, këto raste, këto mosveprime dhe kjo neglizhencë po inkurajonë kriminelët, po inkurajojnë vrasësit./arbresh.info/
LEXO EDHE
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...