Gjykata Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se më 3 korrik 2025, do mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor për vrasjen e 21 vjeçare, Erona Cokli.
Seanca kundër të dyshuarit për vrasjen e Coklit, ish-bashkëjetuesit të saj, Valon Aliu në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, raporton Arbresh.info.
do mbahet, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurit V.A., i akuzuar për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Kanosja”, .
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 12 prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri 36-vjeçar V.A., brenda Zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr. ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C., 21-vjeçare, me të cilën ka bashkëjetuar.
Duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C. (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”./Arbresh.info/
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...