Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka hedhur votën e tij në Pejë për zgjedhjet parlamentare, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.
“Sot votohet për zgjedhjet nacionale parlamentare për Kuvendin e Kosovës. Dua të shfrytëzojë këtë rast që t’i ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur kandidatët, përfaqësuesit e tyre të Republikës së Kosovës. Nga ana e KQZ-së të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave që kemi pasë. Ne kemi arritur të sigurohemi që procesi të fillojë me kohë. Të gjitha trajnimet, çështjet logjistike janë përfunduar me kohë. Dje kemi pasë procesin votimit në diasporë dhe sipas njoftimeve ka shuar shumë mirë, ka qenë i qetë. Një pjesë e atyre që janë regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike kanë votuar…Uroj të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë e procesi mos të ketë asnjë problem”, tha ai.
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...
Voton kryeministri në detyrë, Albin Kurti
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...