Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka votuar. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët Rama ka thënë se uron që të fitojë zhvillimi e progresi.
“Tash më parë isha së bashku me Kristalen me tregu respekt për ushtarët britanikë që kanë dhënë jetën për lirinë e paqen që sot e kemi e gëzojmë në kryeqytet e gjithë Kosovën. Ju uroj shumë të gjithë qytetarëve për pjekurinë, maturinë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve. Uroj që të fitoj zhvillimi, progresi e ardhmëri e ndritshme për qytetin e vendin tonë. Iu falënderoj mediave për një punë të shkëlqyeshme e na priftë e mbara”, tha Rama.
Ai vlerësoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për gjithë vendin. “Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por gjithë vendit, është me rëndësi të madhe që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, tha Rama./Arbresh.info
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...