ëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se deri në mesditë nuk është shënuar asnjë incident që cenon sigurinë në ditën e zgjedhjeve.
Ai ka thënë Policia e Kosovës në kuadër të planit operativ ka marrë të gjitha masat dhe se është në kontakt me të gjitha institucionet.
Elshani në një deklarim për Tëvë1 ka folur edhe për votimin kolektiv të organizuar nga Lista Serbe.
Ai tha se për këtë janë në komunikim me KQZ-në dhe Prokurorinë.
“Çdo gjë ka qenë në rregull, deri më tani nuk kemi ndonjë incident për me raportua. Në kuadër të planit operacional kemi qenë në bashkëpunim me KFOR-in Policia e rendit me atë kufitare. Mbrëmë kemi pas një rast cenim i vullnetit të votuesit, rreth orës 19:00 e kemi hapur si një rast. Është dërguar te krimet rënda është duke u hetuar. Sot kemi pas një rast të votimit të organizuar dhe jemi në kontakt me KQZ-në, Prokurorinë dhe nëse ka nevojë diçka ne do të marrim masa”, tha ai.
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...