Agjenda e konferencave te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me rastin e fillimit të votimit në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rastin e fillimit të votimit në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, sot do të mbajë katër konferenca.
Konferenca e parë në lidhje me hapjen e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike mbahet nga ora 08:00 e mëngjesit.
Nga ora 11:30 mbahet konferenca e dytë në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit të votimit.
Në 15:30 KQZ mban konferencën e tretë në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit të votimit.
Njëjtë do të veprojnë edhe në ora 20:00, ku mbahet konferenca e katërt dhe e fundit në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00 dhe mbyllja e vendvotimeve në disa shtete./Arbresh.info/
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën