Me votat e mërgatës në Londër, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm.
Partia, e drejtuar nga Albin Kurti, ka marrë 734 vota, ose 87.69 për qind.
Në këtë përfaqësi diplomatike, Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e VV-së, ka marrë 644 vota, duke lënë shumë pas kandidatët e tjerë me vota kundër.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur gjithsej 59 vota, nga të cilat 48 kanë shkuar për kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e treta, duke siguruar 31 vota, ndërsa Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga kjo parti, ka marrë 27 vota.
Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar vetëm katër vota./Arbresh.info
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...