Takimi i Kryesisë së Kuvendit i paraparë që të fillojë në ora 11:00 nuk ka nisur ende.
Mësohet se ky takim nuk ka filluar për shkak se në këto momente është duke u mbajtur një takim tjetër është në mes të Presidentit, Kadri Veselit dhe ambasadorëve.
Thuhet se takimi i sotëm është i përjavshëm, që Presidenti e zhvillon me ambasadorë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq më herët Ambasadori amerikan Greg Delawie, në një konference për media tha se nisma për zhbërjen e Speciales është shembull i tmerrshëm.
Ai ka thënë se deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre, do të t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra.
Në rendin e ditës nuk është si pikë e rendit shfuqizimi i Gjykatës Speciale dhe ende nuk dihet nëse projektligji për këtë Gjykatë do të hyjë sot në rend dite./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...