Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka folur për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Ajo është shprehur se në përvojën e saj 20 vjeçare si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve, kurrë nuk ka parë diçka si në zgjedhjet e fundit në Serbi, shkruan Arbresh.info.
Para Parlamentit Evropian, Cramon tha se zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara dhe të vjedhura.
“Opozita e bashkuar mund të kishte fituar në Beograd, nëse mijëra nuk do të riregjistroheshin apo do t’u bëheshin presion për të votuar për SNS-në”, tha ajo.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, Parlamenti Evropian qëndron me ju. Së pari, ne kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar së bashku me OSBE-në siç ishte rasti në Serbi pas zgjedhjeve të vitit 1996”, tha Cramon në një fjalim të saj në Parlamentin Evropian, tha mes në tjerash Cramon.
Ndër të tjera eurodeputetja gjermane tha se është në interesin e të gjithëve që të shihet një Serbi demokratike dhe evropiane, e cila do ta udhëheqite të gjithë rajonin drejt Bashkimit Evropian./Arbresh.info/
?? 20 years of observing elections in so many countries and never have I witnessed something like I did in #Serbia in December.
But the @Europarl_EN stands with the Serbian people. It’s time for an impartial international investigation. Let’s defend the voters’ rights. pic.twitter.com/NjvcSBrtBX
— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) January 18, 2024
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...