Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e Emisarit të BE-së Miroslav Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.
Von Cramon ka shkruar në Twitter se nuk pajtohet me qëndrimin e Lajçak duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës nuk dërgon askund.
“As unë nuk pajtohem me lëvizjen e fundit të Miroslav Lajçakut. Nuk mendoj se të flasësh për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës na çon diku”, ka shkruar Von Cramon.

Deputetja e Parlamentit Evropian e ka quajtur si deklaratë shumë të mirë atë të ambasadorit të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Christoph Heusgen, i cili i reagoi Ivica Daçiqit se të gjithë fjalimin e ka copy-paste dhe nuk përmend asnjëherë faktin se Serbia ka kryer spastrim etnik në Kosovë.
“Absolutisht e vërtetë. Një deklaratë shumë e mirë e ambasadorit të Gjermanisë në OKB”, ka shkruar ajo.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...