Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo ka deklaruar se drafti franko-gjerman i propozuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shikohet dhe është i nevojshëm.
Sipas saj është një rast që Kosova të ec para në rrugën e saj të integrimit evropian.
“Propozimi franko-gjerman është mundësi e madhe dhe do të kërkoja nga secili që është në pushtet dhe mund të marrë vemdnime, t’i shqyrtojë me kujdes këto propozime. Mendoj që propozimi franko-gjerman është i ri. Si çdo kompromis tjetër, kërkon një vullnet politik, por aq sa e di është një shtyrje e mirë për Kosovën. Kosova do të përballet më një faqe të re të njohjes, dhe është një vendim i mirë”.
“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi, mendoj se është një mundësi e madhe, do t’i kërkoja secilit që është në pushtet që t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime ky është një rast i mrekullueshëm të ecet të përpara drejt integrimit evropian, mendoj se është absolutisht i nevojshëm, Kosova si vendi më proevropian duhet ta përkrah këtë”, ka thënë Von Cramon në një konferencë për media./arbresh.info/
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit