Largimin e stikersave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar, e ka mirëpritur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Me anë të një postim i në platformën “X”, Cramon ka shkruar se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.
“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, ka shkruar Cramon./Arbresh.info
No more stickers on license plates when u travel from Kosovo ?? to Serbia ?? – vice versa. What was designed as a temporary measure is finally redundant.
One more step towards reality in which ?? de facto recognizes ?? as a state + contributes to peace & prosperity in the region https://t.co/pViuYFPB5R— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) January 5, 2024
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...