Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha sot në Beograd se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit përmban shumë kritika, por se një ton pozitiv po përhapet sepse, siç tha, ka një tendencë për t’i dhuruar diçka presidentit serb para zgjedhjeve.
“Është nënshkruar nga komisioneri hungarez (Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi) dhe siç thashë më herët, ka një tendencë për t’i dhënë diçka presidentit serb para zgjedhjeve, gjë që është normale dhe në rregull, por kjo nuk është punë e Komisionit”, u tha ajo gazetarëve dhe vlerësoi se raporti ka tutje shumë pika kritike.Nëse keni vërejtje kritike për situatën aktuale, si mund të keni më në fund një ide për hapjen e kapitujve. Ne duhet ta diskutojmë këtë në javët në vijim. Unë shoh shumë shenja skepticizmi te kolegët e mi në Parlament”, shtoi ajo.
Von Cramon tha se është i papranueshëm qëndrimi i autoriteteve serbe ndaj mediave që nuk janë në favor të qeverisë, por edhe ndaj kujtdo që ka qëndrim të ndryshëm, shkruan “Danas”.
“Nëse jemi më të pranishëm dhe nëse e dimë se çfarë po ndodh, mund ta kuptojmë më mirë, dhe nëse nuk jeni të interesuar, është normale të keni zhgënjim në vendet që duan të anëtarësohen sepse disa vende bëjnë përparim, por hudhen në të njëjtën shportë me disa që nuk bëjnë asnjë përparim. I gjithë rajoni shihet si i pashpresë”, tha ajo./arbresh.info/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...