Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës mes KEDS-it dhe Elektroserver, për furnizimin me energji në veri.
Sipas von Cramon, ky është një hap përpara drejt zbatimit të marrëveshjeve dhe siç është shprehur ajo, drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Arbresh.info
“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve në pritje për të pasur më në fund normalizimin e plotë mes Kosovës dhe Serbisë. Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon në platformën “X”.
Great news to see the signing of energy contract between KEDS & Elektrosever.
This is a step in the right direction to full implementation of all pending agreements in order to finally have full normalization between #Kosovo ?? and #Serbia ??!
EU Integration is our joint goal. https://t.co/pIDiP7e6yS
— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) December 9, 2023
Kujtojmë, se kjo kontratë parasheh që Elektroserver nga Serbia do të fillojë furnizimin me energji elektrike për katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe./Arbresh.info
Lexo edhe:
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...