Prokuroria Themelore në Gjilan është duke hetuar rastin e mashtrimeve të kompanisë turistike “Vol Travel” nga Gjilani, e cila sipas zyrtarëve të kësaj prokurorie dyshohet se ka mashtruar rreth 50 qytetarë të rajoneve të ndryshme të Kosovës në vlerë deri në 130 mijë euro.
Prokurori i rastit është duke përgatitur kërkesën për vazhdim të paraburgimit ndaj të dyshuarit Granit Leka, të cilën këto ditë pritet ta dërgojë në Gjykatë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Rreth 130 mijë euro është shuma e dëmit që kompania turistike “Vol Travel” nga Gjilani dyshohet t’ua këtë bërë rreth 50 qytetarëve nga rajone të ndryshme të Kosovës, të cilët kishin paguar aranzhime me çmime të lira për t’i kaluar pushimet verore në bregdetin turk, por përveç parave që ua kishte marrë kjo kompani nuk u kishte ofruar shërbime fare këtyre qytetarëve. Granit Leka është i dyshuari i vetëm i përfshirë në këtë mashtrim, i cili nga 1 gushti i këtij viti gjendet në paraburgim.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, i ka thënë gazetës “Zëri” se Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj kompanisë turistike “Vol Travel”, e cila dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë, numri i të cilëve ka arritur në 47 qytetarë të dëmtuar.
“Më 6 gusht 2018 prokurori i çështjes ka bërë aktvendim për fillim të hetimeve dhe kërkim për caktimin e paraburgimit, ku fillimisht numri i të dëmtuarve ka qenë më i vogël, ndërsa tash ka pranuar raport shtesë dhe numri i të dëmtuarve është rritur deri në 47 persona. Vlera e dëmit ende nuk dihet saktë, mirëpo arrin deri në 130 mijë euro”, ka bërë të ditur kryeprokurori Maloku
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...