Një 33-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se në një qendër tregtare në rrugën “Brahim Ademi”, ka kryer vjedhjen e disa artikujve ushqimor në vlerë prej 175 eurove.
Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orësh 23:45, shkruan Arbresh.info.
“I dyshuari I.D, rreth orës 23:45 është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
I njëjti dyshohet edhe për disa vjedhjeve të tjera të kryera më herët./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026