Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi
Ajo ka thënë se do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet Besiana dhe Llapi.
“E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij. Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë kontribut të çmuar për këtë sport në vendin tonë”.
“Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat I angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve”.
“Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më gjerë”.
“Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes së Fazliut, miqve e dashamirëve të tij, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm”.
“I paharruar qoftë emri i Fazli Azemit, u prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu”.
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore