Pas kërkesës së Lëvizjes Vetëveëndosje që të lirohet nga paraburgimi Sadri Ramabaja, ka reaguar edhe avokati Azem Vllasit.
Sipas tij, Vetëvendosje e ka të pamundur të pranojë faktin që disa aktivistë të tyre janë të përfshirë në organizatë terroriste, e të cilët duhet t’i nënshtrohen procedurës gjyqësore.
“Vetëvendosje po mendojnë se asnjë aktivist i tyre nuk duhet t’i nënshtrohet procedurës gjyqësore pa ditë asnjë fakt asnjë fajtor. Vetëvendosje ka synin që çdo aktivist që akuzohet për vepra të tilla të jetë jashtë sistemit gjyqësor të Kosovës, se sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ka kompetenca mbi njerëzit e kësaj lëvizje”, ka theksuar ai në një bisedë për Indeksonline.
Sipas Vllasit, çkado që Vetëvendosje thonë për t’i dalë në mbrojtje z.Ramabaja aktakuza ka prova të qëndryshme se ai është ideator i organizatës terroriste “Syri i popullit”.
Vllasit thotëse i akuzuari, Ramabaja ka edhe disa përkrahës brenda LVV-së.
“Çkado që ata bëjnë ose thonë, z.Ramabaja ka aktakuzë të qëndryshme dhe të bindshme se ai është ideator i organizatës terroriste “Syri i popullit”. Ajo organizatë i ka edhe do përkrahës në këtë lëvizje dhe po të njëjtit po bëjnë zhurëm me pretendimet që sistemi gjyqësor nuk guxon t’i gjykojë”, ka vlerësuar tutje ai.
Avokati Vllasi ka kërkuar nga kreu i VV që të shprehë qëndrimin e tij qartë ose të distancohen prej organizatës terroriste “Syri i popullit.
Ndryshe seanca gjyqesore ndaj të akuzuarve të “Syri i popullit”, pritet të mbahet brenda muajit shtator./Indeksonline/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit