Opionionisti Azem Vllasi është shprehur se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që nuk duhet të formohet Asociacionit, por që duhet të formohet konform Kushtetutës”, është shprehur Vllasi, njofton Klan Kosova.
“Asociacioni duhet të themelohet konform Kushtetutës”.
Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, ai ka thënë se pala kosovare duhet të jetë çdo herë e gatshme
“Pala kosovare duhet të shprehet se është e interesuar për dialog dhe marrëveshjen finale. Sa më shpejt aq më mirë. Nuk varet nga pala kosovare se kur do ta pranojë Serbia, Kosovën, ajo varet nga faktorët perëndimorë dhe agjendave të brendshme të Serbisë”.
“Pala serbe e ka taktikën e vetë. Ne duhet thënë se jemi të gatshëm për dialog dhe të interesuar për marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse”.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë