Avokati Azem Vllasi në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se nëse hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do t’i besohej atij, do fillonte me intervistimin e shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriqit.
Vllasi beson se gjuha linçuese nga Beogradi kundër Ivanoviqit e shtyn të besojë se vrasësit e tij janë serbë.
“Oliver Ivanoviqi me atë partinë e vetë e bëri një rivalitet me Listën Serbe ndërsa Beogradi zyrtar më të gjitha mënyrat, edhe duke shkelur kushtetutën e Kosovës që serbët ta kenë këtu një listë. Gjuhën linçuese e ka krijuar politika e Beogradit ndaj secilit serb në Kosovë i cili nuk i është bindur atyre dhe kanë qenë si alternativë e Listës Serbe. Nuk mund të themi që vrasjet janë porositur nga Vuçiqi por atmosfera lincuese”, ka thënë ai.
“Me 12 janar tu deklaru për një agjenci informative, ai flet shumë, konkretisht për rreziqet që i kanë serbët në veri të Kosovës dhe thotë se tash rreziku nuk po vjen prej shqiptarëve po prej serbëve”, shtoi tutje Vllasi.
“Ndër të parët e kisha marrë në pyetje Marko Gjuriqin, për t’i analizuar pak atë gjuhë lincuese të përdorur që prej detyrës që e ka Gjuriqi i ka prirë”, ka thënë ai.
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin