Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe kapacitet për të parë nëse Kosova është e gatshme të strehojë refugjatë, të cilët kanë ikur nga lufta në Siri.
Arbër Vllahiu, këshilltari për media i presidentes, i ka treguar Klan Kosovës se Jahjaga ka kërkuar që të bëhen vlerësimet e nevojshme, duke marrë parasysh te gjitha kufizimet si dhe resurset qe ka vendi ynë, dhe më pas të shihet se çfarë mund të bëhet për këtë çështje.
“E para e vendit ka thënë se për të marr këtë hap do të akordohet edhe me faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, derisa ajo llogaritë shumë në vullnetin e qytetareve te Kosovës për t’iu dal në ndihmë refugjatëve”, ka thënë Vllahiu për Klan Kosovën.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...