Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Osmani përmes një postimi në facebook ka shkruar se se ky muaj është mundësia më e mirë për solidaritet ndërnjerëzor dhe dëshirë për ta promovuar harmoninë në një shoqëri shumëfetare e shumëkulturore, shkruan arbresh.info.
“Në kohën kur njerëzimi po e kalon një sfidë duke bërë njëkohësisht sakrificë në përballje me pandeminë globale Covid-19, besimtarët myslimanë do të nisin muajin e sakrificës – Ramazanin. Përgjatë ditëve të agjërimit do të kujtohen e ndihmohen ata që janë privuar nga mundësia apo e drejta e ushqimit. Të dashur besimtarë myslimanë, të nderuar agjërues, paqi agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Osmani./arbresh.info/
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...