Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Goran Rakiq.
Ajo ka thënë se të gjithë anëtarët e Qeverisë së punojnë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën duhet të shkarkohen, shkruan, arbrsh.info
“Çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues dhe sovranitet e kërcënon themelet e shtetësisë së Kosovës. Të gjitha subjektet politike kanë për obligim të punojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi fton Qeverinë e Kosovës që asnjë anëtarë i saj të mos jetë i përfshirë apo angazhuar në fushatën diplomatike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, rrjedhimit Kuvendi kërkon nga qeveria të shkarkoj të gjithë anëtarët e saj”, ka thënë ajo.
Osmani ka shtuar gjithashtu se kjo kërkesë ka të bëjë me ‘deklarimin e Listës Serbe ku kryetari thotë se i përkrah përpjekjet politike dhe diplomatike të Vuçiqit për ta kthyer Kosovën dhe Metohinë’.
Për deklaratën e Listës Serbe dje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se Rakiq nuk e ka bërë këtë deklaratë por Lista Serbe.
“Rakiq i përdor në zyrën e tij gjithë simbolet shtetërore, ashtu siç kanë qenë. Këtë mund ta verifikoni. Deklaratat e djeshme s’kanë qenë të Rakiqit. Ai është anëtar i Qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Kush s’i zbaton i bart pasojat. Nuk i kontrolloj partitë politike se çka deklarojnë. Secili nga anëtarët e kabinetit i nënshtrohet ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Secili që bie ndesh detyrohem të marr veprim adekuat”, ka thënë ai./arbresh.info/
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...