Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, me herët kritikoi ashpër deputeten e kësaj partie, Vjosa Osmanin, madje duke e quajtur atë ‘Nusja e Preshevës’.
Ai tha se do ta bashkojë Kosovën edhe pjesët si Bujanoci dhe Medvegja.
E deputetja e LDK-së,Vjosa Osmani i ka reaguar Hazirit duke i thënë se para se të jetë nuse nga Presheva është bijë e Mitrovicës.
Reagimi i plotë:
Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.
Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë.
Askush ska çka quditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtesisë. Keto qendrime nuk jane vetem te miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por jane te Kryesise se LDK-se, degeve te LDK dhe gjithe Grupit Parlamentar te LDK-se. Por mbi te gjitha jane qendrime qe mbrojne shqiptaret e Lugines nga genjeshtrat e mashtrimet tuaja e te Hashimit. Qytetaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit nuk perbijne me dot kurthe qe ju dhe Thaci ua servoni, nuk lejojne qe dinjiteti i tyre te perdoret per perfitime tuajat.
Per fund, ju pershendes me keto fjale te heroit Isa Boletini nga viti 1901.
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...
Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 164 mijë euro të...
Aksidenti në Mitrovicë/ Vdes 76-vjeçari, i cili u përplas mb...
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram