Vjosa Osmani hyn në Kuvend

10:37 | 3 Shkurt 2020
A Z

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Kuvendit, Vjosa Osmani tanimë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Osmani do të propozohet për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi vetëm partia fituese ka të drejt të propozojë emrin e kryetarit të Kuvendit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale