Kryetari i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një lajm të mirë për veteranët. Veteranët të cilët muajin e kaluar nuk i kanë marr pensionet e tyre këtë muaj do t’i marrin.
Kryetari i organizatës së veteranëve të UCK-së Hysni Gucati për Indeksonline ka thënë se veteranët do të paguhen këtë muaj. Gucati shtoi se edhe borxhi i muajit të kaluar do të jepet në këtë muaj.
“Veteranët do t’i marrin me kohë pensionet dhe poashtu të muajit të kaluar të cilët nuk e kanë marr. Kam pasur takime me herët me institucionet përkatëse, dhe veteranët nuk do të mbesin pa pensione” ka thënë Gucati.
Ndryshe,në muajin gusht Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që t’i sigurojë mjetet për t’i bërë këto pagesa.
Mungesa e mbi 4 milionë eurove ka bërë që veteranët të mos marrin as pensionet për muajin gusht.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...