Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mesnatën e së martes në Gjakovë.
Në një poligon të shenjëtarisë, disa persona kanë depërtuar me forcë dhe i kanë vjedhur disa armë.
Rasti është konfirmuar për Arbresh.info nga zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 00:55, kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri”, tha Elezaj.
Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Vjedhje e rëndë’.
“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, tha Elezaj./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...