Policia e Kosovës raporton se persona të panjohur kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në Ferizaj.
Sipas policisë, hajnat kanë depërtuar me forcë brenda një fabrike, shkruan Arbresh.info.
Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“Ferizaj / 26.03.2025 – 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në fabrikën e tij ka ndodhë një vjedhje ku sipas tij personi-na të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në fabrikë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026