Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen, së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit nga KE-ja në Kosovë.
Me anë të një komunikate për media, policia do të bëjë bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurta kohore të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën, përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, Von der Leyen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./Arbresh.info/
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...