Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ish-presidenti Hashim Thaçi u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në QKUK – nën masa të rrepta sigurie – pas shumë kërkesave.
Hamza e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe mënyrën se si u trajtua kreu i dikurshëm i shtetit.
“Me zotin Thaçi, me presidentin Thaçi përvec relacioneve të punës kam edhe raporte personale dhe familjare. Sigurisht se këto janë edhe emisione të përziera, për shkak se anën pozitive të kësaj vizite e shoh në faktin që pas shumë kërkesave, iu ka jep e drejta për vizituar babin e tij të sëmurë në QKUK. Edhe unë e kam vizituar bacin Haxhi, e kam mik të mirë. Dhe kjo është ajo pjesa e bukur. Ndërsa ana tjetër paraqet diçka total diçka të panevojshme. Janë ato pamje. Janë gjithë këto vonesa me iu njoft një e drejtë njerëzore që me vizitu prindin e tij, jo në gjende të mirë shëndetësore. Jam i binur që përtej dallimeve politike, kjo pamje kjo mënyrë totalisht e panevojshme dhe paarsyeshme nuk janë ato të duhurat që i nevojiten këtij rasti dhe nuk i meriton as presidenti e as Kosova”, ka thënë Hamza në Debat Plus.
Thaçi, ka ardhur sot në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është i sëmurë.
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...