Vizita e pasuesit të Marko Gjuriqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovës, Petar Petkoviq dje në Kosovë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se ka pasur leje.
Siç tha Hoti ai ka qenë në kontakt me kryetarin e Skenderaj dhe se zyrtari serb dje nuk e ka vizituar atë komunë, raporton portali arbresh.info

“Zyrtari serb nuk ka qenë në Skenderaj, nuk qëndrojnë ato. Kemi qenë në kontakt me kryetarin e Skenderaj, kur e lejojmë vizitën e një zyrtari ne e dimë se ku do shkojë. Deklaratat e zyrtarëve serbë nuk kanë kontribuar. Ne e kemi lejuar, sepse asnjë s’mund të hyjë në Kosovë pa leje”, tha Hoti.
Bazuar në marrëveshjen e vitit 2011, secili zyrtar serb që dëshiron të futet në Kosovë duhet t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës leje./arbresh.info/
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...