Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili sot ka qëndruar në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Kurti nga kauza e tij për bashkim kombëtar ka kaluar në vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë.
“Me ‘bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet; me ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’ për të mbetur në pushtet – A thua si do ta shpjegojë këtë Kurti sot në Tiranë para shqiptareve!”, ka shkruar ajo, përcjell arbresh.info.
Ndryshe, Kurti, është takuar në Tiranë me krerët e shtetit të Shqipërisë, për t’i informuar lidhur me Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Kurti u takua me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në vilën qeveritare numër 30 në zonën e ish-bllokut.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A