Pavarësisht zotimeve të njëpasnjëshme të krerëve institucionalë se viti 2018 do të përmbyllej me liberalizimin e vizave për Kosovën, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Përkundrazi, ky proces sipas ekspertëve të procesit të integrimit rrezikon të mos finalizohet as përgjatë këtij viti. Kjo pasi që prej 1 janarit (2019) Rumania, e cila nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, ka marrë “timonin” e presidencës së Bashkimit Evropian, shkruan Zëri.
Por situata e pafavorshme për Kosovën nuk ndërlidhet vetëm me këtë çështje. Në vështirësimin e rrugëtimit për liberalizim, sipas njohësve të procesit të integrimit, do të ndikojnë zgjedhjet që pritet të mbahen për Parlamentin Evropian (PE) gjatë muajit maj.
Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i PE-së, Rainer Wieland, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se nuk mund të premtohet kurrfarë datë se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...