Tash kur ka mungesë të energjisë elektrike në Kosovë, një kompani “Matko Group” ka reaguar sot me një komunikatë për media duke thënë se shteti nuk lejon prodhimin e energjisë në kohën e krizës më të madhe që e ka kapluar vendi.
Pronari i Matkos Group, Labinot Vitija ka folur në lidhje me këtë duke thënë se i posedojnë të gjitha lejet.
“Problemi është te ministria e ambientit dhe zyra e rregullatorit të cilët ma kanë mohuar të drejtën”.
“Ne të gjitha elementet e nevojshme të cilat janë me ligj i kemi plotësuar, edhe përgjegjësit e ministrisë kanë dalë ne terren dhe kanë thënë se në rregull gjithçka janë, por më pasë nuk më kanë dhënë leje”, u shpreh Vitija.
Tutje, ai tha se vetëm kompanisë së tij nuk i kanë dhënë licencë, në raport me kompanitë e tjera.
“Kemi dërguar email tek Ministria e Mjedisit, por që nuk ka kthyer përgjigje, kemi dërguar edhe një kërkesë tjetër, edhe zyrës së rregullatorit por nuk na është kthyer përgjigje, teksa një kompani tjetër që ka aplikuar pas neve i është dhënë leja”.
“Le t’i dërgojnë ekspertët për të parë nëse ka degradim, ata vet kanë qenë dhe nuk kanë parë degradim”.
“Me shkrim na nuk kemi asgjë, kemi kërkuar takim mbi pesë herë përmes shoqatës për të shkuar si grup, ka edhe kolegë të mi që ende nuk kanë leje”.
Vitija u shpreh se projekti ka kushtuar 20 milionë euro.
“20 milionë euro kanë kushtuar këto dy hidrocentrale”.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...