Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, më të cilën diskutuan sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Përmes një komunikate për media nga MSh bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Vitia e falënderoi Ambasadoren Barišić për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë, si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor.
Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve./arbresh.info/
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...