Ministri i Shëndetësi, Arben Vitia i i ka demantuar pretendimet e deputetëve se Klinika e kirurgjisë vaskulare është para kolapsit.
Në seancën e Kuvendit, Vitia ka bërë të ditur se numri i operacioneve është rritur në mbi 1400 si asnjëherë më parë dhe se sipas tij tani mbulohen të gjitha shërbimet.
“Konstatimet e juaja që është para kolapsit Klinika e kirurgjisë vaskulare nuk ekzistojnë. Më lejoni të ju informoj se si asnjëherë më parë numri i operacioneve është rritur në mbi 1400 operacione. Klinika i ka 13 mjekë vaskular, klinika nuk është në kolaps sa i përket stafit mjekësor, dhe mbulohen të gjitha shërbimet dhe tani investimet e reja që i kemi bërë 300 mijë janë infrastrukturë dhe mbi 500 mijë janë në pajisje dhe tani do të këtë edhe shërbime të reja si ato endovaskulare, por mbi të gjitha edhe një sallë e veçantë për venat ku dominon lista e pritjes dhe do të shtohen akoma më shumë kapacitetet”, ka thënë Vitia.
“Në këtë drejtim është bërë një plan i veprimit që me spitale regjionale kjo listë të shpërndahet atje ku ka kushte të mjaftueshme për këto ndërhyrje që lista të reduktohet në maksimum. I vetmi problem i cili paraqitet jo vetëm në kirurgjinë vaskulare por të është mungesa e anesteziologëve, një temë e diskutuar shumë herë dhe fatmirësisht me përfundimin e tyre në vitin e ardhshëm edhe ky problem do të zgjidhet”, deklaroi Vitia./Arbresh.info
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich