Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës mbajti konferencë për media, ku dha detaje rreth masave të reja anti-Covid të cilat u miratuan në këtë mbledhje.
Vitia premtoi se nëse vazhdon trendi i rënies së rasteve me Covid, nga 15 qershori do të lejohet edhe mbajtja e ahengjeve, shkruan arbresh.info.
“Nga 15 qershori nëse vazhdon ky trend do të lejohet edhe mbajtja e ahengjeve”, u shpreh Vitia.
Ai, po ashtu bëri thirrje për kujdes dhe thirrjeve pozitivisht për vaksinim, në mënyrë që sa më shpejt vendi t’i kthehet normalitetit.
Ai bëri thirrje që përkundër lirimit të masave, qytetarët të kenë kujdes në mbajtjen e higjienës, distancës dhe ajrosjes sa më të shpeshtë të ambienteve të mbyllura./arbresh.info/
Kurti bëri homazhe në përvjetorin e 27-të të masakrës së Lyb...
Zëdhënësja e KEDS-it: Njehsorët elektrikë janë të saktë, s’k...
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...