Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.
Sipas tij, për herë të parë në vend janë siguruar vaksinat HPV si masë parandaluese kundër kancerit të qafës së mitrës, ndërsa deri më tani janë vaksinuar rreth 85 për qind e grupit target. Vitia theksoi gjithashtu se terapia onkologjike tashmë sigurohet në nivel 90 për qind.
Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve, shërbimi tabletar onkologjik është decentralizuar edhe në Prizren, me plane për zgjerim në komuna të tjera.
“Klinika e Onkologjisë ka në dispozicion tre akseleratorë të teknologjisë së fundit, si dhe bunker të ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë radiologjike”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Po ashtu ai bëri me dije se janë hartuar protokolle klinike për trajtimin e kancerit dhe plane veprimi për skriningun e kancerit të gjirit, qafës së mitrës dhe kancerit kolorektal. Ai shtoi se përmes fushatave ndërgjegjësuese, mbi 50 për qind e rasteve të kancerit të gjirit tashmë zbulohen në stadet e hershme.
Vitia shprehu mirënjohje të veçantë për stafin shëndetësor, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre të përditshme në kujdesin ndaj pacientëve.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë