Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar shkollën e mesme të ulët, “Hyzriu e Samiu”, në fshatin Letanc të Podujevës, ku ka filluar vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që parandalon kancerin në qafën e mitrës.
Ministri Vitia ka theksuar se vaksinimi i vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV, parandalon kancerin e qafës së mitrës.
“Unë morra vesh që dje ka filluar në Komunën e Podujevës dje përmbi 80 për qind e vajzave e klasave të gjashta në vendin ku është bërë vaksinimi e kanë marr këtë vaksinë që është jashtëzakonisht lajmë i mirë dhe përfund apeloj të gjithë prindërit pa përjashtim t’i stimulojnë vajzat ta marrin këtë vaksinë”, ka thënë Vitia.
Ministri Vitia ka deklaruar se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore.
“Aspak efekte anësore nuk ka, e cila që nuk trajton po parandalon një sëmundje shumë të rrezikshme siç është kanceri i qafës së mitrës. Ministria e Shëndetësisë ka investuar dikun 5 milionë euro më shumë për këtë vit, jo vetëm për këtë vaksinë por edhe për dy vaksina të tjera dhe do të vazhdojë të investoj edhe më shumë në parandalim, natyrisht siç kemi investuar dhe po investojmë në Kliniken e Onkologjisë”, ka thënë Vitia./rtk/
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...