Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që thotë që i dhanë pas ballafaqimit të parë me kundërkandidatin nga LDK-ja, Përparim Rama, që u transmetua ekskluzivisht në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Vitia përmes një postimi në Facebook, ka thënë që do të vazhdojë t’i lexojë edhe mesazhet e tjera që do t’i vijnë.
“Ju falënderoj me përzemërsi për mesazhet e komentet e shumta përkrahëse e inkurajuese në lidhje me debatin e sontëm. Do të vazhdoj t’i lexoj me kujdes edhe të tjerat që po vijnë e do t’i kem parasysh të gjitha. Jemi bashkë në këtë projekt për Prishtinën”, ka shkruar ai.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin