Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi priten në takim njoftues Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF-it për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, shkruan Arbresh.info.
Gjatë diskutimeve, u trajtuan prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për të adresuar sfidat në fushën e shëndetit publik.
“Të dy palët shprehën angazhimin e tyre për të zhvilluar iniciativa që do të kontribuojnë në një sistem shëndetësor më të fortë dhe më efikas.”, thuhet në njoftim.
Ministri Vitia theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe rolin e UNICEF-it në mbështetje të politikave dhe programeve shëndetësore.
Ndërsa, Vashchenko theksoi angazhimin e UNICEF-it për të ndihmuar në zbatimin e iniciativave që adresojnë nevojat për shëndetin publik.
“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes institucioneve, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve për të arritur qëllime të përbashkëta në shërbim të shëndetit të popullatës.”, njofton ministria./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...