Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se ashtu siç ishte i rëndë kërcënimi që Konjufca i ka bërë Valdete Dakës, edhe reagimi i përfaqësuesit të PDK-së ndaj një zyrtari të PDK-së sipas tij është i rëndë.
“Pavarësisht se ai mund të kishte gabim, nuk mund të kërcënohet ashtu një nëpunës i KQZ-së. Kush je ti të kërcënosh një nëpunës ashtu? Ti je një përfaqësues politik që mund të votosh kundër”, tha ai në “Debat Plus, transmeton telegrafi.
Ymeri thotë se mos certifikimi i këtyre listave do të shkojnë në Gjykatën Supreme.
“Gjykata Supreme mund të thotë se duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta persona nga këto lista nuk mund të certifikohen ndërsa pjese tjetër e listës është në rregull dhe certifikohet pjesa tjetër e listës me apo pa zëvendësim”.
Ai thonë se nuk është e drejtë t’iu ndalohet certifikimi qindra personave pse disa në ato lista kanë dënime.
Ymeri thotë se nuk ka nevojë për të krijuar panik dhe sipas tij gjithçka do të shkojë mirë në zgjedhje.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...