Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri sa të largohet Qeveria.
“Hashimi e Isa janë shkatërruesit më të mëdhenj të pronës publike e private, hajnat që i kanë dhjetëra dosje në prokurori ku tregohet se si i kanë fituar dhjetëra milionat që i kanë në banka.
Këta dy kryebanditë që pasi e plaçkitën Kosovën ia kanë nisur ta shesin atë pjesë-pjesë, sot po akuzojnë opozitën për disa xhama të thyer.
Këta vjedhës historikë të zgjedhjeve, që kanë arritur të fitojnë edhe 130% të votave, sot na japin mësime demokracie.
Këta, fëmijët e të cilëve i rrahin policët me shuplaka, sot bëjnë sikur shqetësohen nga protestat.
Këta kriminelë të korruptuar flasin për rend, këta shkelës të Kushtetutës flasin për shtet, këta servilë të shovinizmit serb flasin për komb.
Populli e foli fjalën e parë sot. Po të jenë sadopak të mençur, Isa e Hashimi nuk duhet të presin deri në fjalën e dytë të popullit.
Protestat nuk do të ndalen deri sa të largohet Qeveria”.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...