Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Klinë ku humbën jetën dy persona.
Lidhur me rastin është arrestuar një person për të cilin është mbajtur seanca dëgjimore ku Prokuroria e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Arbresh.info ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Nikçi tha se janë vendosur pika statike të policisë në fshatin ku ndodhen familjarët e personit të dyshuar dhe viktimave dhe njëkohësisht për të marrë masa preventive.
“Sa i përket personave të dyshuar ne e kemi të pastër situatën për shkak se është një person që me armën dhe shkrepjen e armës ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe persona të yjerë të dyshuar nuk kemi”, tha ai.
Nikçi tha se është duke u punuar intensivisht për gjetjen e dëshmitarëve të rastit.
Ai tha se do të zbulohet edhe motivi i këtij rasti.
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE/Me pranga në duar, largohet nga gjykata i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...