Në Ferizaj është vënë gurthemeli i shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Krejt kjo është organizuar nga fondacioni “Ne kujtojmë Toni Blerin”, përfaqësues të të cilit thanë se do të jenë mirënjohës përherë aleatëve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.
Në Ferizaj në shënim të 25 vjetori të intervenimit të NATO-së, sot është vënë gurë themeli I bazës për ngritjen e shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë për lirin e Kosovë
“Ndihmën konkrete të udhëhequr ish-presidenti Bill Clinton dhe ish Kryeministri të cilët i kanë pri intervenimit të NATO-së, në Kosovë çka ka rezultuar me lirin dhe çlirimin e Kosovës”, tha Bashkim Fazliu – Migjeni, nga fondacioni “Ne kujtojmë Toni Blerin”.
Në këtë ceremoni u tha se çdoherë do të jenë mirënjohës ndaj aleatëve të NATO-së për përkrahje.
“Tony Blair kryeministri i cili së bashku me presidentin Bill Clinton ishin këmbëgulësit dhe konsistentët që vendosën që pikërisht më datën 24 mars të fillonte bombardimeve e cila pas 78 ditësh do të sillte lirin bashkë me ushtarët e UCK-së” tha kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Këto të mira nuk di njeriu si i shpaguan por unë ju lus juve që kudo që jeni reflektoni respekt dashuri e sinqeritet për SHBA-në dhe miqtë e SHBA-së”, tha Gafurr Bytyqi, kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorët të Ferizajt.
Shtatorja e ish-kryeministri Tony Blair në Ferizaj pritet të vendoset më 12 qershor kur edhe shënohet dita e çlirimit të Ferizaj./rtk/
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...