Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim, e cila parashihet të jetë një qendër për fëmijët dhe të rriturit me autizëm, Sindromin Down dhe ata me aftësi të kufizuara.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Konjufca u shpreh i lumtur që ishte pjesëmarrës i kësaj ceremonie që shënon fillimin e një projekti shumë të rëndësishëm, i pari ky në Kosovë, për të cilin përgëzoi iniciatorët dhe mbështetësit për ndërtimin e saj.
“Ky projekt që po ndodh tani është shembull tipik se si rezulta tet e mira vijnë nga bashkimi i forcave nga të gjitha anët. Është bashkim i forcave të Qeverisë për të ofruar këtë vend, i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ për të ofruar të gjithë investimet dhe ideimin e projektit, si dhe më pas implementimin dhe realizimin e tij”, theksoi kryetari Konjufca, duke potencuar gjithashtu edhe mbështetësit e tjerë, si Bekim Jashari dhe donatorët e shumtë, si Behgjet Pacolli dhe të tjerët të cilët kanë ofruar edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare që ky projekt të realizohet.
Kreu i Kuvendit shtoi se sa një shoqëri është e civilizuar matet me kapacitetet që i ka për t’u kujdesur dhe për të trajtuar për persona të tillë.
“Ne në Kosovë po bëjmë gjithçka që është e mundur, duke filluar prej legjislacionit në Kuvend dhe përmirësimit të vazhdueshëm të ligjeve, deri te bashkimi i forcave të të gjithëve, që këto projekte të mira dhe të nevojshme të realizohen në vendin tonë”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Arbresh.info/



Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit