Një veturë e tipit ‘Opel Corza’ është vjedhur mbrëmë në Prizren.
Një qytetar ka dërguar fotografinë e veturës në adresën e lajmi.net, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin të lajmërojnë përmes numrit të telefonit që ka dhënë si mbishkrim të fotos.
Lajmi.net ka kontaktuar me policisë e rajonit për të konfirmuar rastin.
Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit ka thënë për lajmi.net se rasti është raportuar sot rreth orës 10.
Ai ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar mirëpo po punohet në zbardhjen e rastit.
“Rasti është raportuar sot rreth orës 10. Njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Për momentin nuk ka të dyshuar”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se kohëve të fundit janë shpeshtuar shumë rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve në Kosovë.
Lidhur me këtë, ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë edhe një plan veprimi.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...