Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për media se si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen ” mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lendime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha ai.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...