Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se masa e paraburgimit prej 30 ditësh është caktuar ndaj I.Z.
Ekziston dyshimi se me datë 28.09.2021, në fshatin Livoç i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri i ka vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që makinën e tipit “Ford Fiesta”, ia ka dhënë në shfrytëzim të pandehurit J. H., i cili e ka njoftuar se me këtë veturë do të bartë lëndë narkotike të tipit ”kokainë”, nga Gjilani e deri në fshatin Stançiq, me peshë prej 144.7 gram, e që i pandehuri J. arrestohet ditë më parë dhe substanca narkotike i sekuestrohet, transmeton arbresh.info
“Me këto veprime, i pandehuri I. Z. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje